Noizy publikon listën e parë të artistëve që do të përformojnë në koncertin e tij

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 16:39
Noizy publikon listën e parë të artistëve që do të përformojnë në koncertin e tij

Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” ka qenë në krye të mediave rozë përgjatë këtyre ditëve të fundit lidhur me sherrin që pati të hënën e kaluar me reperin, Klevion Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano”.

Ndërsa, kohë më parë ai kishte paralajmëruar se me datën 14 gusht do të mbaj një koncert madhështor në stadiumin e Tiranës, “Air Albania”.

Lidhur me këtë koncert, ai ka filluar të tregoj emrat e të ftuarve special që do të përformojnë së bashku më Noizy’n dhe grupin e tij “OTR”.

I pari që u njoftua nga Noizy ishte, reperi Betim Januzi i njohur si “Buta”, ku ky i fundit para disa javësh ishte mjaft i përfolur lidhur me vrasjen e Gazmend Hysenit në qytetin e Ferizajt, ku i dyshuar për këtë vrasje është vëllai i reperit, Qendrimi i njohur ndryshe si “Reefa”.

Ndryshe, Buta ka qenë i ftuar që të përformoj në qytetin e Tetovës, por që më pas nuk mori pjesë.

Në listën që do të përformojnë do të jenë edhe: Kida, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana.

Kësaj liste pritet të iu shtohen edhe disa emra tjerë të njohur.

Image

(Kosova Sot Online)