Ja kënga që Luana s’po ndihet gati ta publikojë

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 20:54
Ja kënga që Luana s’po ndihet gati ta publikojë

Luana Vjollca ka paralajmëruar se kënga e katërt e projektit “Thuaje” i dedikohet njeriut të saj të jetës.

“A me ra” mban titullin ky projekt që ishte planifikuar të publikohej ditën e sotme bashkë me rrëfimin.

Por papritmas ylli shqiptar përmes rrjeteve sociale zbuloi se nuk është gati për ta publikuar dhe nuk bëhet fjalë për probleme teknike.

Ky projekt që me gjasë do të shpalosë një copëz shpirti të Luanës u shty për një moment tjetër pasi si duket prezantuesja nuk është gati për ta ndarë me publikun.

(Kosova Sot Online)