Teksa Kosova “zien” për anulimin e “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa shijon pushimet në shtetin nordik

  • G.G /
  • 16 June 2022 - 11:16
Teksa Kosova “zien” për anulimin e “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa shijon pushimet në shtetin nordik

Pas anulimit të turit të saj botëror “Future Nostalgia” për shkak të pandemisë, këtë vit më në fund Dua Lipa po zhvillon koncerte në mbarë botën.

Ylli i popit prej disa muajsh tashmë ka dhuruar performanca elektrizuese në shtete të mëdha si, Itali, Portugali, Francë, Spanjë në kuadër të turit të saj. Ndalesë e rradhës për këngëtaren ka qenë së fundmi, Islanda. Është kthyer në traditë tashmë që në çdo vend ku shkon, para performancës Dua i krijon pak kohë vetës për tu qetësuar dhe bërë disa pushime.

Siç në çdo shtet tjetër edhe në Islandë, këngëtarja me origjinë shqiptare ka shijuar disa orë relaksi në liqenet me ujëra termal të vendit nordik.

Ju kujtojmë që së fundmi është bërë një zhurmë e madhe në rrjet në lidhje më zhvendosjen e “Sunny Hill Festival” nga Prishtina në Tiranë. Të shumta kanë qenë reagimet nga personazhe të njohur dhe zyrtarë të Kosovës të cilët janë shprehur të indinjuar në lidhje me këtë situatë. Ato e kanë konsideruar këtë si një faj të qeverisë, ndërkohë që në rrjet aludohet edhe për një tezë tjetër. Faktin që Dua Lipa dhe babai i saj janë “joshur” nga kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Më tej sot në orën 11:30, kryetari i bashkisë së Prishtinës, do të mbajë një konferencë për mediat në lidhje me anulimin e “Sunny Hill Festival”.

(Kosova Sot Online)