Kujdes, mund të pësoni “sulm zemre” nga Noizy dhe Loredana, publikohet kënga e tyre e re

  • E.K /
  • 17 June 2022 - 09:59
Kujdes, mund të pësoni “sulm zemre” nga Noizy dhe Loredana, publikohet kënga e tyre e re

Noizy dhe Loredana kanë sjell këngën e tyre më të re “Heart Attack”

Noizy dhe Loredana kanë sjell këngën e tyre më të re për këtë verë, me titull “Heart Attack”.

Në këtë këngë Loredana ka vendosur që të këndojë në gjuhën shqipe, një gjë që ajo e bën shumë rrallë, s’paku deri me tani.

Kënga është ritmike dhe është një tjetër bashkëpunim i Noizyt pas bashkëpunimeve të tij me Yll Limanin para një jave dhe një bashkëpunim tjetër që ai pritet ta sjell gjatë javës tjetër me Xhensila Myrtezaj. 

(Kosova Sot Online)