![Ilnisa dhe Meriton shfaqen në momente romantike, marrin vëmendjen me pozat e tyre](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/28/200x200_ilnisa-meriton-770x433-11719562366.jpeg)
Në një lidhje me Adrola Dushin? Capital T sqaron raportin me modelen
![Në një lidhje me Adrola Dushin? Capital T sqaron raportin me modelen](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/18/auto_Untitled-design-30-2-600x3601655539368.jpg)
Adrola Dushi dhe Capital T përfliten prej kohësh se janë në një lidhje së bashku. Ndonëse vetë modelja ka mohuar gjithçka, fansat nuk janë të bindur me përgjigjen e saj. Së fundmi, lidhur me këtë ka folur dhe Capital T, i cili dha një intervistë për vëllezërit Veshaj.
Adrola këndoi pak javë më parë një pjesë nga hiti i tij, “U bë vonë”. Capital T dëgjoi këtë pjesë dhe u habit kur vëllezërit Veshaj i thanë se është zëri i modeles. “E këndon mirë, por nuk e di kush”, tha artisti, duke shpjeguar më pas dhe raportin me modelen.
“Me Adrolën jemi shok shumë të mirë. Me këtë rast, e përshëndesim Adrolën. Nëpër emisione ma përmendin gjithmonë, por jemi shokë shumë të mirë”, tha ai duke iu dhënë fund spekulimeve për një romancë mes tyre.
(Kosova Sot Online)