Pas performancës për “Cartier”, Rita Ora fotografohet duke shijuar pushimet në Madrid

  • G.G /
  • 21 June 2022 - 16:46
Pas performancës për “Cartier”, Rita Ora fotografohet duke shijuar pushimet në Madrid

Rita Ora ishte në shoqëri të mirë teksa mbërriti në Madrid, pak pasi fluturoi në kryeqytetin spanjoll për të performuar në emër të markës ekstravagante të bizhuterive, Cartier.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, shoqërohej nga i dashuri i saj Taika Waititi dhe modelja amerikane Maya Henry, e cila duket se është rikthyer pas ndarjes së saj të papritur nga ylli i One Direction, Liam Payne.

Miku i ngushtë i Ritës, Vas J Morgan, gjithashtu u shfaq teksa grupi përfitoi maksimalisht nga temperaturat e larta mesdhetare. Këngëtarja dukej e tonifikuar dhe e zbukuruar ndërsa ishte e shtrirë në shezlong pranë një pishine. Krahas Ritës, edhe modelja teksane Maya, shkëlqente me bikinit e saj.

Regjisori i lindur në Zelandën e Re, Taika, zuri një shezlong së bashku me të dashurën e tij. Ai tërhoqi vëmendjen me një kapele blu dhe pantallona të shkurtra Bermuda, ndërsa po shijonte rrezet e diellit. Pavarësisht rritjes së temperaturave, Rita zgjodhi një filxhan çaji britanik të ofruar nga stafi në mjediset e hotelit të tyre luksoz me pesë yje.

Ju kujtojmë që në fillim të javës së kaluar u përfol se Rita dhe Taika ishin fejuar dhe po planifikonin një ceremoni të afërt jashtë vendit përpara se të festonin me kolegët e tyre në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit.

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe The Voice Australia, dhe Taika, i cili është shumë i angazhuar me karrierën e tij shpresojnë të lidhin martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

Një burim i tha The Sun: “Kjo nuk ka të bëjë që ata të bëjnë një gjë të madhe spektakolare dhe të flasin për të paraprakisht. Bëhet fjalë vetëm për ata që janë të dashuruar dhe vendosin se është koha e duhur për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Ata nuk mund të ishin më të lumtur.

Nuk ka asnjë unazë apo propozim të madh. Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht i thanë njëri-tjetrit pothuajse njëkohësisht: “Unë dua të martohem me ty”.

Ju kujtojmë që çifti filloi të takohej në mars 2021 dhe vetëm pesë muaj më vonë në gusht, dyshja thuhet se tashmë po diskutojnë martesën. Taika ishte martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018. Ish-çifti kanë dy vajza: Te Hināhu, dhjetë vjeç dhe Mateëa Kiritapu, gjashtë vjeç.

(Kosova Sot Online)