Për ditëlindjen e bashkëshortit, Zaimina e theu rregullin dhe ndau një foto nga ato të rrallat
Bashkëshorti i Zaimina Vasjarit, Klodi ka festuar dje ditëlindjen. Zaimina, e cila gjithmonë është treguar e rezervuar në publikimin e fotove me Klodin, për ditëlindjen e tij e ka thyer këtë rregull dhe ka postuar një foto të bashkëshortit me djalin e tyre, Kamar. “Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti im dhe babi më i mirë në botë”, shkruan Zaimina.
Kujtojmë që dy ditë më parë edhe vetë biznesmenia kishte ditëlindjen dhe nuk munguan fotot me Khloen dhe Kamarin.
(Kosova Sot Online)