“Qysh kemi me ja ba pa ty”, Ramë Lahaj përkujton nënën me fjalë prekëse

  • G.G /
  • 22 June 2022 - 13:32
“Qysh kemi me ja ba pa ty”, Ramë Lahaj përkujton nënën me fjalë prekëse

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka përkujtuar nënën e tij, që i vdiq vjet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lahaj ka shkruar fjalë prekëse për të.

“Masi u bana i zoti i vetes u mundova me ba vere tan’ vitin, me ardhe fluturim n’perqafimi tan’. Ner qershi tonen me e nda çdo merzi, gezim e suksese me ty. Veç qashtu vera, vitit e vet jeta kish vlere.  Ama ksaj vere qysh kemi me ja ba pa ty !? Nane! Çfare vere asht kjo?”, ka shkruar Lahaj.

Ndryshe, Ramë Lahajt i kishte vdekur nëna dy orë para se ta fillonte koncertin që e kishte mbajtur vjet në Prishtinë.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, kishte deklaruar atëherë para publikut.

Postimi i tij i plotë:

Vera, stina qe e kam dashte ma se shumti! Plot jete e gjallni. Veres t’kam gjete ne çdo cep te shpise e t’oborrit. Ti me punet e magjes e t’kopshtit, plot dashni, drite, bujari e buzeqeshje… vet jeta. Nane, ti dilli i jem!

Plot e plot hera, si majmun i malit, t’jam pshtjelle e katrrithe neper pshollak e nder kule. E zhag m’ke marr’ me vete, kurr pa m’hjeke qafe!

Vera! E masi u rrita u bona me pa shume ma shume stine e ngjyra t’dynjase,  vera jone meti e preferumja jeme perjete. Se veç veres u shlirojsha prej studimeve, puneve e obligimeve qe jeta me to na i lidhe kamt. E turr e vrap me ardhe te ti, me t’besafu e me ta knaqe shpirtin me sukseset e mija qe ma shume ishin tuat. Ato vishin si rezultat i edukates tane.

Masi u bana i zoti i vetes u mundova me ba vere tan’ vitin, me ardhe fluturim n’perqafimi tan’. Ner qershi tonen me e nda çdo merzi, gezim e suksese me ty. Veç qashtu vera, vitit e vet jeta kish vlere.

Ama ksaj vere qysh kemi me ja ba pa ty !? Nane! Çfare vere asht kjo?

Kush e merr persiper rrezatimin e diellit tan’ !?

(Kosova Sot Online)