Monika i thotë të gjitha: Nga marrëdhënia me Ilirin deri te kunjat për Donaldin

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 14:56
Monika i thotë të gjitha: Nga marrëdhënia me Ilirin deri te kunjat për Donaldin

Koha kalon dhe ndryshon çdo gjë.

Mesa duket ky qenka dhe rasti i Monika Lubonjës, edhe pse miqësia mes saj dhe Donaldit dukej sikur nuk u cënua jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, Monika nuk po i kursen komentet për të dhe trekëndëshin e dashurisë që u krijua.

Si konkurente vetë ajo është shprehur se gjatë kohës që ishin brenda në shtëpi pati me të vërtetë kimi mes Donaldit dhe Trixës.

Ndërsa sa i përket çiftit tjetër Bora-Donald, Monika u tregua pak më e ashpër duke e cilësuar si marketing, ajo tha se po i ngjajnë shumë telenovelave turke dhe se janë bërë të mërzitshëm.

Ndërsa për sa i përket dasmës së Ilirit, Monika u shpreh se as nuk e priste një ftesë sepse ata nuk kishin ruajtur kontaktet me njëri-tjetrin pas daljes nga emisioni.

Ajo ka thënë se nuk ka dëshirë të bëhet pjesë me një grup apo një tjetër, por vazhdon të mbajë qëndrimin e saj,  Monika theksoi që i ka lënë gjërat pas krahëve, por nuk i dihet se si vijnë situatat në të ardhmen duke lënë dyert e hapura për një pajtim të mundshëm, ajo tha se është e hapur për një dhënie dore apo një bisedë sepse është një njeri mjaft tolerant.

(Kosova Sot Online)