Fifit thumbon kolegët për klikime por harron të vetat

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 21:08
Fifit thumbon kolegët për klikime por harron të vetat

Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi-Fifi, me postimin e fundit në “Instastory” ka thumbuar kolegët e saj.

Projektet të cilat janë realizuar së fundmi kanë rezultuar mjaftë të suksesshme duke arritur miliona klikime për 24 orë, por për këtë fenomen duket se këngëtarja u prek mjaftë

Në Instastory ka publikuar një shkrim duke bërë dallime se si Drake merr më pak klikime s sa artistët tanë.

“Drake bir më fal që nuk je këndej nga ne se i kishe pasur 28 milion deri tani”, shkroi ajo.

Por, duket se ka harruar që në këtë listë ta fuste edhe vetën, kjo pasi projekti që ka publikuar së fundmi në bashkëpunim me Tunën ka kapur mbi 1.2 milionë klikime për 3 ditë.

Gjithashtu edhe projekti me Gent Fatalin kishte “shpërthyer” nga klikimet kur për një muaj ka marrë afro 15 milionë klikime.

Kjo po që është një periudhë mjaftë e shkurtër

Image

(Kosova Sot Online)