Ruajnë ende raporte të mira pas ndarjes, babi i Anwar Hadid i bën komentin ‘e ndjerë’ Dukagjin Lipës

  • G.G /
  • 24 June 2022 - 13:33
Ruajnë ende raporte të mira pas ndarjes, babi i Anwar Hadid i bën komentin ‘e ndjerë’ Dukagjin Lipës

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth ndarjes, duket se Dua Lipa dhe Anwar Hadid ruajnë një marrëdhënie miqësore. Madje edhe me familjarët e njëri-tjetrit.

Ditën e sotme ish-vokalisti i grupit “Oda” si dhe babai i kënëgtares Dua Lipa, Dukagjini, ka reaguar zemërthyer në Instagram pas vdekjes së regjisores e producentes Vjosa Berisha.

“Mikja jonë e bukur na la sot. Ota do të na mungosh shumë. Ti do të kujtohesh gjithmonë për forcën, kreativitetin, pasionin dhe miqësinë. Dashuri për familjen”, -shkroi ai në postim.

E mes shumë komenteve ngushëlluese, na rrëmbeu vëmendjen ai i miliarderit dhe babait të Anwar, Mohamed Hadid. “Në duart e Zotit, ajo do prehet në paqe. Shpresoj që Zoti të hap dyert e parajsës dhe t’i lehtësojë rrugën”- shkruan ai duke ngushëlluar ish-krushkun.

Përveç kësaj vihet re se Dua dhe Anwar e ndjekin ende njëri-tjetrin në Instagram e po ashtu edhe familjarët. Prindërit, motra e vëllai i Duas shkëmbejnë pëlqime dhe komente me modelin e po ashtu edhe Dua me motrat e tij Gigi dhe Bella Hadid.

(Kosova Sot Online)