Në pritje të ëmbël, Eni Koçi poston foton me barkun e rrumbullakosur

  • G.G /
  • 25 June 2022 - 10:08
Në pritje të ëmbël, Eni Koçi poston foton me barkun e rrumbullakosur

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në pritje të vajzës së tyre, e cila  do jetë fëmija i dytë për këngëtarin dhe fëmija i parë për Enin.

Këtë periudhë Eni po e kalon në privatësi duke mos qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Pas fotos së parë që postoi  pasi bëri publik lajmi se është shtatzënë, ajo ka postuar një tjetër foto, ku kësaj here i bie më shumë në sy barku i rrumbullakosur.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto të rrallë nga shtatzënia. Në foton në fjalë këngëtarja shihet e ulur në një bar teksa ka veshur një fustan jeshil me pika të bardha. Edhe pse në muajit e parë të shtatzënisë, barku i saj i rrumbullakosur ka nisur të duket tashmë.

Ajo shihet e veshur me një bluzë të gjerë të bardhë, ndërsa Genci qendronte pas saj në ashensor. “Nuk e ka mendjen”, ka shkruar Koçi përmbi foto, edhe vemendja e të gjithëve është te barku i saj.

Eni dhe Genci janë në pritje të një vajze dhe lajmin e ndanë me ndjekësit përmes këngës së tyre të fundit me titull “Ama”. Në fund të videoklipit ata kishin vendosur edhe një video nga ‘gender reveal’ siç njihet në rrjetet sociale, ose festa e zbulimit të gjinisë. Çifti shfaqej në një ambient i rrethuar nga tullumbaca e zbukurime të shumta. Në momentin që ata e çajnë njërin prej tyre, dalin petale rozë, çka do të thotë se do bekohen me një vajzë.

(Kosova Sot Online)