Ronela Hajati surprizon fansat italianë

  • G.G /
  • 25 June 2022 - 10:21
Ronela Hajati surprizon fansat italianë

Ronela Hajati ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj italianë.

Me datë 1 korrik ajo do të publikojë këngën e saj të parë në gjuhë italiane.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjete sociale.

Kënga do të mbajë titullin "Caramel" dhe pritet të bëjë namin.

"Kjo po ndodh vërtetë dhe mezi po pres t'iu tregoj më shumë këto ditë...", ka shkruar Ronela.

(Kosova Sot Online)