Yll Limani në zi, i vdes njeriu i shtrenjtë

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 08:35
Yll Limani në zi, i vdes njeriu i shtrenjtë

Yll Limani ka humbur një nga miqtë e tij më të mirë.

Këngëtari u shfaq zemërthyer në rrjetet sociale, ku edhe i ka bërë një dedikim prekës mikut të tij i cili vdiq sot.

Ylli dedikimin e ka shoqëruar me një foto të të ndjerit në profilin e tij të ‘Instagramit’.

Këngëtari është shprehur se nuk i besohet lajmi i hidhur, dhe u shpreh i bindur se do takohen sërish në jetën e përtejme dhe se nuk do ta harroj kurrë.

“S’po m’besohet. Rroni jonë, shkove shumë herët… Shpirti yt i mirë u prehtë në paqe, e ishalla s’ki ma dhimbje. E di që prapë kena mu pa, me kesh, me nejt, me bo hajgare, edhe unë me t’nguc për shijet e tua muzikore. Gjithë ki me u mbajt në mend si njeriu që ka bo dritë n’çdo dhomë që ka hy… Rronay, shoku jonë, you will forever be missed.”, ka shkruar Ylli.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

(Kosova Sot Online)