Dafina Zeqiri nuk i duron komentet negative nga ndjekësit

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 16:30
Dafina Zeqiri nuk i duron komentet negative nga ndjekësit

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo numërom shumë hite dhe cdo sezon është e pranishme me këngët e saj. Por së fundmi ajo ishte në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa fotove në Instagram.

Ndjekësit nuk i kursyen kritikat për Dafinën duke u shprehur se e ka tepruar me ndëhyrjet dhe “fillers” në fytyrën e saj, dhe se tashmë duket shumë “fallso”. Kjo ra në syrin e këngëtares e cila nuk vonoi me përgjigjen e saj.

“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizuese! Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks apo filler, ejani të flisni me mua”-u shpreh ajo.

Debati ka vazhduar akoma dhe Dafina ka bërë dhe disa sqarime të tjera edhe pse ajo gjithmonë ka qenë e hapur për ndërhyrjet që ka bërë. Ajo ka treguar se ndërhyrjet e saj të para me botox e filler i ka bërë në moshën 28 vjeçare, ndërsa hundën dhe gjoksin i ka bërë më herët. Dafina ju ka kujtuar fansave se ajo është personazh publik, dhe herë pas herë i duhet të bëje ndonjë ndërhyrje për të qenë në formën e duhur.

Image

(Kosova Sot Online)