Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë

  • Ana Palaco /
  • 29 June 2022 - 20:46
Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë

Festivali Sunny Hill që do të mbahet në Prishtinë gjatë muajit gusht ka konfirmuar pjesëmarrjen e njërit prej yjeve më të mëdhenj të muzikës

Bëhet fjalët për J Balvin, njëri prej këngëtarëve më të mirë të kohëve të fundit në botë, i njohur për këngët e tij ikonike si “Mi Gente” këngë e cila vetëm në YouTube ka më shumë së 3 miliardë klikime.

Këngëtari me famë globale me albumet e tij 6AM dhe La Familia.

Stili i tij i veçantë, latin reggaeton, urban dhe hip hop ka bërë që ai të jetë njëri prej artistëve me unik në botën e showbizzit sot.

(Kosova Sot Online)