Nisin homazhet për producenten Vjosa Berisha

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 15:02
Nisin homazhet për producenten Vjosa Berisha

Në nderim të jetës dhe veprës së producentes së njohur shqiptare, Vjosa Berisha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 14:00 kanë nisur të bëhen homazhe.

Miq, familjarë, e figura të shumta janë parë duke bërë homazhe brenda hollit të TKK-së.

Për të nderuar veprimtarinë e 49-vjeçares i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Të tjerë figura publike ishin edhe: Agim Ademi, Melihate Temkolli, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri e Mimoza Kusari – Lila.

Pas homazheve, po ashtu në Teatër për të ndjerën do të mbahet edhe një mbledhje komemorative.

Producentja, e cila u nda nga jeta javën e kaluar, do të varroset ditën e sotme (e enjte) në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

Image

Ajo prej më shumë se një vit ishte diagnostikuar me kancer në vezore dhe së fundmi po trajtohej në një spital në Londër. 

(Kosova Sot Online)