Shifra marramendëse që Tayna shpenzon për një çantë (FOTO)

  • g.g /
  • 01 July 2022 - 12:20
Shifra marramendëse që Tayna shpenzon për një çantë (FOTO)

Reperja e njohur, Tayna është njëra nga artistet më të paguara të estradës shqiptare, kjo u bë e ditur para disa muajve në mediat rozë.

Ajo për një koncert paguhet rreth 12 mijë euro, e kjo po del të jetë e vërtetë pasi edhe shpenzimet e saj janë marramendëse.

Së fundmi, për një paraqitje ditore ajo ka shpenzuar afro tre mijë euro.

Ndërsa, vetëm çanta e saj nga firma e njohur “Balenciaga”, kushton 1890 euro.

(Kosova Sot Online)