Një treshe që nuk e prisnim, Shkurte Gashi, Bardhi dhe Nora Istrefi bashkojnë forcat!

  • G.G /
  • 01 July 2022 - 14:44
Një treshe që nuk e prisnim, Shkurte Gashi, Bardhi dhe Nora Istrefi bashkojnë forcat!

Vetëm pak më parë është bërë me dije nga vetë këngëtari i njohur, Bardhi se së shpejti do të vij me një super bashkëpunim me dy këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi.

Së shpejti do të publikohet por titulli i kësaj kënge të re ende nuk është treguar, artistët janë shprehur se me këtë bashkëpunim vera do të jetë akoma edhe më e nxehtë.

Kënga më e fundit e Nora Istrefit është një bashkëpunim me grupin e mirënjohur, NRG Band dhe titullohet ‘Ki me lyp me m’pa’, e cila deri më tani ka kaluar 8 milion klikime.

(Kosova Sot Online)