Ermonela Jaho në gjendje të rëndë shëndetësore

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 19:55
Ermonela Jaho në gjendje të rëndë shëndetësore

Sopranoja shqiptare, me famë botërore, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se është tërhequr nga koncertet e saj “për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore”.

Jaho ka shkruar në Facebook se ka tentuar që të mbajë prova me shpresën se do të përmirësohet dhe për këtë shkak gjendja i është përkeqësuar.

Mjekët e këshilluan ata që mos të marrë pjesë në asnjë aktivitet dhe për këtë ajo do të anulojë të gjithë të tillët për të pritur se çfarë do të ndodh në të ardhmen. 

Postimi i plotë:

Të dashur miq, më vjen shumë keq të ndaj që duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliaçi nga ROH. Për ditë të tëra po bëja prova duke luftuar disa sfida shëndetësore, por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe edhe pse doja të vazhdoja, mjekët më këshilluan të mos e bëja. Shpresoj të shërohem shpejt për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin… I uroj të gjithë kolegëve të mi të kenë një perfomrancë të mirë. I jam shumë mirënjohës ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe pres me padurim të kthehem në Londër në të ardhmen… Shumë dashuri, Ermonela.

Image
Image

(Kosova Sot Online)