Po synon tregun muzikor në Itali? Ronela Hajati na befasoi me këngën e re

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 10:56
Po synon tregun muzikor në Itali? Ronela Hajati na befasoi me këngën e re

Ronela Hajati ishte në qendër të vëmendjes këtë vit sidomos gjatë pjesëmarrjes në Eurovizion. Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finalen e madhe ajo arriti të fitonte zemrat e publikut europian. Mesa duket Ronela po e shfrytëzon mjaft mirë popullaritetin sepse sot ajo ka sjellë këngën e saj të parë në gjuhën italiane me titull “Caramel”.

Bëhet fjalë për një këngë mjaft ritmike dhe sigurisht që këngëtarja dukej mjaft e kuruar dhe në formë si gjithmonë. Nuk dihet akoma nëse Ronela do të sjellë të tjera këngë për tregun italian por kënga “Caramel” ishte një nisje e mirë.

Ronela u përball me mjaft kritika për prezantimin në Eurovizion por deklara e saj e fundit i përmblodhi të gjitha.

“Ok…. Kjo është gjëja e fundit që do të flas për Eurovisionin. Ajo ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Pasi u skualifikuam, vrapova tek balerinët e mi, u përqafuam dhe dolëm për të kërcyer. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë! Dhe për fansat e mi: Më pëlqen njerëzimi dhe kemi ardhur në këtë botë për ta bërë jetën më të bukur. Ju lutem ndaloni së shpërndari urrejtje, negativitet në komente. Muzika është bërë për t’i bërë njerëzit të bien në dashuri, të kërcejnë dhe të harrojnë problemet. Njerëzit kërcyen me këngën “Sekret”, inskenim i mirë ose jo, dhe ajo ishte çfarë unë kisha ëndërruar dhe më shumë.”- u shpreh Ronela.

(Kosova Sot Online)