Edhe Albani është si ne të tjerët: Duhen bërë ca llogari, s’e di a do ikim me pushime

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 11:10
Edhe Albani është si ne të tjerët: Duhen bërë ca llogari, s’e di a do ikim me pushime

Alban Skënderaj ka treguar se i duhet të bëjë fillimisht disa llogari para se të vendosë se ku do t’i kalojë pushimet këtë verë. Gjatë një interviste me Mira Kazhanin, Albani tha se i pëlqejnë vendet tropikale por shtoi se duhet të bëjë disa llogari më parë. Sipas tij për njerëzit me këmbë në tokë, në vende tropikale shkohet “një herë në kaq kohë.”

“Vende kam por se di a do mundemi të ikim… Janë këto vendet tropikale të bukura shumë, po aty duhet parë një herë, duhen bërë ca llogari. Janë vende që duhet të ikësh një herë në kaq kohë. Ne që jemi me këmbë në tokë. Aty realisht çlodhesh. Ne ishim në Maldive që xhiruam edhe klipin”, tha këngëtari.

(Kosova Sot Online)