Martohen Ebru dhe Cedi, për atmosferën u përkujdes këngëtari i njohur shqiptar

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 11:56
Martohen Ebru dhe Cedi, për atmosferën u përkujdes këngëtari i njohur shqiptar

Aktorja e njohur turke, Ebru Sahin dhe basketbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Cedi Osmani të premten e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.

Ata u martuan në Ohër, me ç’rast publikuan edhe pamje nga festa.

Të veshur në të bardha, çifti duket mjaft i lumtur.

Nga pamjet e publikuara nga Ebru në instastory shihet se në festën e tyre këndoi këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani.

(Kosova Sot Online)