Dua Lipa mahnit me paraqitjen e saj në Festivalin “Roskilde” në Danimarkë (FOTO)

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 13:20
Dua Lipa mahnit me paraqitjen e saj në Festivalin “Roskilde” në Danimarkë (FOTO)

Dua Lipa dukej sensacionale teksa doli në skenë në Festivalin “Roskilde” në Danimarkë.

Ylli i popit dhuroi një shfaqje magjike për të paranishmit, me performancën e saj live. Dua kishte zgjedhur të vishte një fustan ngjyrë jeshil të ndezur me një prerje të veçantë.

Krijuesja e hitit “One Kiss”, i shtoi veshjes së saj më shumë stil me getat rrjetë dhe vëthët në formë dryni. E gjithë veshja i tregonte në mënyrën më perfekte siluetën e saj të rregullt.Dua u përpoq me lëvizjet e saj elektrizuese të “vinte në lëvizje” turmën, dhe ja arriti.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, gjithë vëmendjen ia la veshjes si gjithmonë duke mos guxuar shumë më grimin. Gjatë performancës, Duas iu bashkuan edhe një grup balerinësh, duke e nxehur situatën teksa të gjithë po kërcenin nën ritmet e hiteve të yllit të popit.

Ju kujtojmë që një javë më parë Dua Lipa ndezi atmosferën me veshjen e saj ngjyrë jeshile të ndezur teksa doli në skenë në festivalin e Spotify-s të mbajtur në Cannes Lions 2022 në Francë.

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë neoni, të ngjtur pas trupit,goxha të shkurtër teksa i dilnin në pah dhe të brendshmet e saj po me të njëjtën ngjyrë. Dua e kombinoi veshjen me një palë atlete ngjyrë rozë. Për sa i përket look-ut si gjithmonë artistja zgjedh të bëjë një make up natyral dhe duke i lënë flokët e saj të gjatë të lëshuar.

(Kosova Sot Online)