Si kurrë më parë, Gjiko dhe Fifi bëhen bashkë

  • G.G /
  • 04 July 2022 - 12:54
Si kurrë më parë, Gjiko dhe Fifi bëhen bashkë

Si kurrë më parë, Fifi dhe Gjiko kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga videoklipi i këngës, duke i bërë tag Gjikos.

Fifi nuk ka zbuluar detaje të tjera, si titulli apo se kur do të publikohet kënga.

(Kosova Sot Online)