
Dua Lipa ndan foto nga prapaskenat e festivalit, këngëtarja mahnit ndjekësit me stilin e saj

Dua Lipa di më së miri si të surprizojë fansat e saj në rrjetet sociale me postimet e saj.
Së fundmi ajo u shfaq me shumë stil në një set të ri fotografish të publikuar në rrjetet sociale. Ylli i popit me origjinë shqiptare pozoi me një fustan boho-chic ngjyrë lejla dhe ngjyrë bezhë me mëngë të gjata, i cili kishte një jakë V dhe të çara të larta, të cilat i tregonin të brendshmet e saj të zeza.
Artistja e kombinoi fustanellën me një palë çizme me theka, një çantë me printe kafshësh dhe syze dielli të errëta. Dua Lipa i kishte stiluar flokët në onde të lehta ndërsa mbante edhe një kapele të zezë në kokë.
Duke shkruar, “lepurushi i vogël foo foo shkon në një festival’”, këngëtarja Levitating pozoi e ulur në një tavolinë pikniku prapa skenës dhe zgjodhi poza të ndryshme për afro 85 milionë ndjekësit e saj.
(Kosova Sot Online)