Loredana shfaqet me një shumë të majme parash në dorë

  • G.G /
  • 04 July 2022 - 14:10
Loredana shfaqet me një shumë të majme parash në dorë

Reperja e njohur kosovare, Loredana Zefi padyshim që është njëra ndër reperët më të suksësshme shqiptare.

Loredana numëron koncerte të shumta, prej ku edhe paguhet mjaftë mirë.

Ajo shpesh ndanë imazhe ku shfaq veturat e saj luksoze si dhe veshjet firmato tq cilat kapin shifra të larta.

Së fundi, përmes një Instastory në Instagram ajo ka ndarë një imazh ku shihet me një maskë dhe me një shumë të paravë në dorë.

Si duket, Loredana ka dashur të rikujtojë se ajo ka mjaftushëm para për të bërë jetën që ajo dëshiron.

Ndryshe, së fundi është komentuar shuma marramendëse prej 120 mijë euro, që ajo ka kërkuar për të performuar në Alba Festival në Zvicër.

(Kosova Sot Online)