Luana Vjollca sërish single? Deklarata që na bëri të dyshojmë

  • G.G /
  • 05 July 2022 - 12:47
Luana Vjollca sërish single? Deklarata që na bëri të dyshojmë

Luana Vjollca është një nga yjet shqiptare më të ndjekur në rrjete sociale.

Prezantuesja e njohur edhe pse vazhdimisht aktive me postime të shumta nga projektet dhe përditshmëria e saj, jetën sentimentale e mban të mbyllur vazhdimisht.

Prej kohësh përflitet se ajo është në lidhje dashurie por asnjëherë nuk është konfirmuar nga vet Luana.

Një postim i bërë së fundmi habiti ndjekësit.

Ylli shqiptar sipër një fotografie të zezë shkruajti: Nuk po muj me nejtë, e me u qetësu s’ka shansa. A kështu po u bojka njeri kur mbaron romanca.

Këto vargje zgjuan dyshime për të rejat në jetën e saj por mund të jenë edhe fjali të shkëputura nga projekti i ri i paralajmëruar në bashkëpunim me MC Kreshën, i cili pritet të publikohet së shpejti me videoklip.

(Kosova Sot Online)