Cila vajzë nuk e do një urim si ky që i bëri Genci Enit për ditëlindje!

  • G.G /
  • 05 July 2022 - 15:12
Cila vajzë nuk e do një urim si ky që i bëri Genci Enit për ditëlindje!

Eni Koçi feston ditëlindjen dhe kjo ditë e veçantë këtë vit e gjeti më të plotësuar se kurrë në pritje të fëmijës së saj të parë. Këngëtarja ka marrë urime të shumta që nga motra e saj, Greta, miqtë e të afërmit, por urimin më të bukur padyshim ia ka bërë bashkëshorti, Genci. Ai ka postuar një foto të Enit veshur me fustan me lule dhe shkruan se ajo është vajza më e bukur në shpirt që ka njohur. Genci ka shprehur fjalët më të bukura për Enin duke i uruar të jetojë sa më gjatë, e shëndetshme dhe e buzëqeshur.

Urimi i Gencit për Enin: Urime ditëlindjën vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë. Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti. Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur.

(Kosova Sot Online)