Dafina Zeqiri shfaqet e veshur nuse, videoja po bën xhiron e rrjetit

  • G.G /
  • 05 July 2022 - 15:23
Dafina Zeqiri shfaqet e veshur nuse, videoja po bën xhiron e rrjetit

Oops! Dafina Zeqiri e bëri sërish. Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare është bërë sërish nuse, edhe këtë herë për klipin e saj të ri.

Artistja ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet me vello teksa në dorë mban një lule. Videoja është shkëutur nga xhirimet e klipit të fundit që do publikohet pas disa ditësh.

Kjo nuk është hera e parë që Duffy vishet me vello. Lajmet për Dafinën të veshur nuse pushtuan mediat në 2020. Këngëtarja i fshiu të gjitha fotot në Instagram asokohe dhe publikoi vetëm disa të reja ku shfaqej e veshur me rroba nusërie dhe vello të kuqe. Shumë nxituan në përfundimin e këngëtarja po martohet, të tjera thanë që ajo ishte shtatzënë.

Madje komentet e Dj Geek që e quante Dafinën “nusja më e bukur” u duke se i vunë pikat mbi ‘i’, por kjo rezultoi të ishte thjesht një publicitet që Dafina po i bënte albumit të saj, “Dafinë moj”. Më pas ajo zbuloi se ishte veshur si nuse për klipin e saj “Million Dollars”.

Artistja iu përgjigjë gjithë aludimeve përmes vargjeve: “Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni datën edhe qomani ftesën”.

(Kosova Sot Online)