Monika Lubonja: Ja pse jam e mërzitur

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 16:24
Monika Lubonja: Ja pse jam e mërzitur

Aktores së njohur, Monika Lubonja i ka ndodhur e papritura. Ish-banores së Big Brother VIP, i kanë vjedhur Instgramin dhe lajmin e bëri të ditur vetë ajo.

Përmes një video të postuar nga profili i saj në Tiktok, Monika thotë se është ka dy ditë pa Instagram dhe është shumë e mërzitur.

Kjo pasi ky aplikacion për të gjithë personazhet e famshëm është kthyer në një domosdoshmëri për punë.

“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua”, ka thënë Monika.

(Kosova Sot Online)