Bllokohet kënga e re e Azet

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 17:34
Bllokohet kënga e re e Azet

Para pak javësh u konfirmua rikthimi i dyshes “Azet & Zuna”, përmes këngës së publikuar “KMN”. Këngë e cila zgjoi polemika në rrjete sociale, pasi producenti Bini Nebihu kishte hedhur akuza për vjedhje të këngës.

Bini kishte publikuar një sekuence të këngës në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku shkroi se reperi Zuna kishte qënë në studion e tij për të biseduar rreth disa projekteve dhe se e ka dëgjuar “demo’n” e këngës dhe pastaj e ka realizuar në një vend tjetër.

(Kosova Sot Online)