Luana Vjollca publikon duetin me MC Kreshën 'Nuk o ka ma qet'

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 19:02
Luana Vjollca publikon duetin me MC Kreshën 'Nuk o ka ma qet'

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka publikuar bashkëpunimin më të ri me reperin MC Kresha.

Dyshja e njohur janë bashkuar për të sjellur duetin me titullin “Nuk o ka ma qet” që e shoqëruan edhe me videoklip.

Në përshkrimin e këngës në Instagram, Luana është shprehur se ky projekt është për të gjithë ata që kanë kaluar një ndarje të vështirë dhe janë në kërkim të dashurisë.

“Për të gjithë ata që kanë kaluar një ndarje jo të bukur, për ata që janë ne kërkim të dashurisë se bukur”, ka shkruar Luana e cila dukej tejet atraktive në klip.

Kënga tashmë gjendjet e publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të dy artistëve. 

(Kosova Sot Online)