Noizy zbulon detaje të reja për koncertin madhështor që do të mbahet këtë Gusht

  • G.G /
  • 07 July 2022 - 10:26
Noizy zbulon detaje të reja për koncertin madhështor që do të mbahet këtë Gusht

Vetëm pak javë më parë, reperi, Rigels Rajku i njohur si Noizy dha lajmin se do të zhvillojë koncertin më të madh të hip-hop’it në Shqipëri.

Madje, Noizy publikoi edhe një postim në rrjetin social “Instagram” ku na i ka treguar “të gjitha” detajet nga koncerti që do zhvillojë.

E kur themi të gjitha kishte vetëm një detaj që mungonte, emri i koncertit.

Detaj ky që Noizy ka vendosur të na i zbulojë në një video të postuar në profilin e tij.

Alpha do të quhet koncerti i Noizyt, gjatë videos reperi na ka treguar dhe për simbolikën e këtij emri.

“Sepse Alpha është një person që nuk pret por shkon e merr, nuk është boss por është lider, nuk pret që t`ia hapin rrugën të tjerët por e hap rrugën vetë”, është shprehur Noizy.

Koncerti pritet që të mbahet në  14 Gusht dhe do të ketë rreth 30 mijë pjesëmarrës.

Pak kohë më parë reperi na bëri me dije se në koncert do të ketë edhe artistë internacional.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti më i madh i hiphop-it në Shqipëri, s’ja keni idenë se farë përmasash do të ketë ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqiptar dhe internacional, a jeni gati për ne Gusht? Shumë shpejt vjen dhe data e saktë për këtë Koncert,”– shkroi Noizy.

Tanimë janë bërë me dije artistët që do të performojnë në koncertin madhështor, shumica prej tyre miq të Noizy-t.

Emra të tillë si Loredana, Yll Limani, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, Ghali, Buta, Lyrical Son, Mc Kresha e shumë të tjerë priten të performojnë në shesh.

(Kosova Sot Online)