A e keni parë Kiden në foton e re!

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 17:49
A e keni parë Kiden në foton e re!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida arrin që çdo herë të jetë në qendër të vëmendjes me postimet që bën në rrjetet sociale.

Orhidea Latifi dukej me shumë stil në një nga paraqitjet e videoklipit “AM/PM” ndërsa u shfaq në formë të mrekullueshme e veshur me kroset me ngjyrë të kaltër dhe mini-fund me zinxhir lëshuar sipër teksa kompletoi pamjen me syze dielli dhe një xhaketë të zezë.

“Ca je ti, ca je ti”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga komente të shumta nga ana e miqve, kolegëve dhe fansave të saj të shumtë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Kidës “AM/PM” erdhi në bashkëpunim me artistin tjetër, Butrint Imerin.

Image

(Kosova Sot Online)