Majk reagon për herë të parë dhe habit me veprimin ndaj Melisës

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 15:26
Majk reagon për herë të parë dhe habit me veprimin ndaj Melisës

Majk shpeshëherë është bërë pjesë e medias rozë sa i përket raportit të tij me vajzat.

Kështu i ndodhi edhe së fundmi kur një fotografi e tij me Melisa Lleshin pushtoi rrjetin duke u shpërndarë kudo.

Reperi dhe ish-konkurrentja e ‘’Për’puthen’’ u fotogarafuan së bashku në një hotel në Tiranë dhe kaq mjaftoi që të aludohet për një lidhje mes tyre.

Vet dyshja nuk kanë reaguar asgjë rreth këtyre lajmeve deri sot kur Majk bëri një veprim kundrejt Melisës.

Kjo e fundit sapo ka publikuar projektin e ri muzikor dhe nuk mungoi reagimi i reperit, i cili publikisht tregoi mbështetje për të, duke ia shpërndarë këngën e re.

Image

(Kosova Sot Online)