Pyetet se a është penduar që se ka vazhduar lidhjen me Dua Lipën, kështu përgjigjet Ledri

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 10:20
Pyetet se a është penduar që se ka vazhduar lidhjen me Dua Lipën, kështu përgjigjet Ledri

Vite më parë, Ledri Vula dhe Dua Lipa kanë pasur një lidhje dashurie. Mirëpo, ndonëse tashmë ka familjen e tij, reperin nuk ngurojnë ta pyesin për këngëtaren me famë botërore.

Së fundmi, ai është pyetur nëse është penduar që nuk e vazhdoi lidhjen me Duan, pasi mund të ishte futur në tregun ndërkombëtar. Ledri e ka mohuar këtë gjë, duke u shprehur: “Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”.

v

Më tej, Vula ka zbuluar edhe mesazhin që ka marrë nga Dua.

“A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumin na ka shkruar Dua Lipa”, tha reperi.

(Kosova Sot Online)