Ledri: Sara m’ka lonë me bo këngë me Dafinën, për tjerat s’bohet xheloze

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 12:48
Ledri: Sara m’ka lonë me bo këngë me Dafinën, për tjerat s’bohet xheloze

Këngëtari i mirënjohur, Ledri Vula, krahas profesionit të tij, shpesh komentohet për jetën e tij private.

Ai tash e disa vite është në lidhje me vajzën nga Shqipëria, Sara Hoxha, me të cilën janë prindër të një vajze të quajtur, Poem Blu.

Ledrit nuk i mungojnë as projektet muzikore me këngëtare, për të cilat është pyetur se a xhelozon Sara.

Në emisionin ‘Më lër të flas’, Ledri u shpreh se Sara nuk është xheloze, madje e ka lënë të bëjë këngë edhe me Dafina Zeqirin, me të cilin këngëtari kishte lidhje dashurie disa vite më parë.

“Sara m’ka lonë me bo kongë me Dafinën. Për tjerat s’bohet xheloze’, tha këngëtari.

(Kosova Sot Online)