“Nuk dua ta lë”, Ledri Vula rrëfen planet për fëmijën e dytë!

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 17:02
“Nuk dua ta lë”, Ledri Vula rrëfen planet për fëmijën e dytë!

I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Ledri Vula ka folur për të bijën, Poem, ndërsa është pyetur edhe për planet e një fëmije të dytë. Ai theksoi faktin se do të jetë me vajzën çdo moment por për shkak të angazhimeve, nuk mundet.

“Mua më bie shumë me udhëtu, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur se takoj, kur thotë një fjalë të re nuk kam qenë aty kur e ka msuar, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”, tha Ledri.

“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë, kur ju shoh juve të dyve nuk do doja me e lënë  pa një motër ose vëlla, do kisha pas qef me një motër ose vëlla”, ka thënë këngëtari përsa i përket planeve për një fëmijë të dytë.

(Kosova Sot Online)