Pas ndarjes, Fjolla Morina gati për verën e nxehtë me një “look” të ri

  • G.G /
  • 11 July 2022 - 10:01
Pas ndarjes, Fjolla Morina gati për verën e nxehtë me një “look” të ri

Sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale, Fjolla Morina rrëmben vëmendjen e mediave rozë.

Këngëtarja ndiqet nga afro gjysmë milion fansa në Instagram, ku ndan me to imazhe nga jeta e saj personale dhe profesionale. Së fundmi këngëtarja është shfaqur ndryshe. Një ndryshim vihet re në paraqitjen e Fjollës, e cila ka zgjedhur të stilojë flokët e saj me baluke.

Në foto shihet, këngëtarja e veshur me një krop jeshil, ku në plan të parë është dekoltea e saj, teksa e ka kombinuar me streçe të së njëjtës ngjyrë, të cilat i tregojnë në mënyrë perfekte format e rrumbullakosura.

Ju kujtojmë që disa kohë më parë, Fjolla Morina i dha fund martesës së saj me biznesmenin Fisnik Syla. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.

Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

Fisniku është baba i dy fëmijëve, ashtu si Fjolla, e madje ish-bashkëshortja e tij akuzoj Fjollën se ka qenë ajo shkaku i ndarjes së tyre. Mirëpo, këto deklarata u mohuan asokohe nga vetë biznesmeni i cili tha se divorci kishte nisur prej kohësh.

(Kosova Sot Online)