Yll Limani paralajmëron këngën e re “Tonat” me Ledri Vulën

  • G.G /
  • 11 July 2022 - 14:17
Yll Limani paralajmëron këngën e re “Tonat” me Ledri Vulën

Një projekt i ri muzikor këtë kohë është në përgatitje edhe nga artisti i njohur shqiptar, Ylli Limani.

Ky i fundit në ditëlindjen e reperit Ledri Vula ka njoftuar se së shpejti lansohet një det në mes tyre.

Bëhet fjalë për një këngë të re të quajtur “Tonat”, për të cilën akoma nuk ka një datë të saktë publikimi.

“Urime ditëlindja Ledri Vula ishalla edhe 100 tjera me tonat tonat tonat tonat të mirat”, ka shkruar ai.

“Shihemi së shpejti”, thotë më tej 27-vjeçari.

Ky është dueti i tyre i parë, i cili besohet se do të shndërrohet në një nga hitet e kësaj vere.

Ylli dhe Ledri krahas projekteve muzikore po vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.

(Kosova Sot Online)