Enca e zbulon se kush ishte mashkulli ‘misterioz’ me të cilin u shfaq në foto

  • G.G /
  • 12 July 2022 - 10:37
Enca e zbulon se kush ishte mashkulli ‘misterioz’ me të cilin u shfaq në foto

Këngëtarja, Enca Haxhia është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ajo vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme duke i mbajtur aktiv ndjekësit e saj.

Gjatë ditës së djeshme, Enca i befasoi ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, ku publikoi një fotografi pranë një mashkulli.

Pasi mori shumë reagime negative nga ndjekësit, disa prej të cilave edhe i publikoi.

Më vonë, Enca vendosi ta bëjë të qartë ‘personin’ në fjalë, duke treguar se në të vërtetë fotografia është shkëputur nga puthja që i ka dhuruar një manekini dhe jo një personi të vërtetë.

(Kosova Sot Online)