17 vjet bashkë, Rezarta Shkurta e gjen gjithmonë mënyrën për të emocionuar Ermalin!
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha festojnë sot përvjetorin e 17-të. Në këtë ditë të veçantë për çiftin, natyrisht Rezarta nuk mund të mos bënte urimin perfekt për partnerin e saj.
“Sa krenare jam per ty e per dashurine tone… Nje anije e pa mposhtur nga cdo dallge e ajsberg qe na solli jeta! Jam ketu sot , si diten e pare , e dorzuar te krahet e tu duke te te dashur edhe me fort se dje… Gezuar pervjetorin drita e syve te mi ermalhoxha
17years”, ka shkruar Rezarta në “Instagram”. Sigurisht Ermali i ka komentuar menjëherë.
“Më ke zbukuruar jetën. Të dua”, shkruan ai.
Çifti janë prindër të një vajze, Herës. Kujtojmë se Rezarta dhe Ermali u martuan një vit më parë, me një dasmë familjare dhe të veçantë në mes të detit.
(Kosova Sot Online)