E tha vetë! Getoari zbulon emrat e dy artistëve që do të bashkojë forcat këtë verë

  • G.G /
  • 13 July 2022 - 08:58
E tha vetë! Getoari zbulon emrat e dy artistëve që do të bashkojë forcat këtë verë

Bashkëpunime të shumta janë publikuar këtë verë, që në fakt kanë marrë miliona klikime në Youtube dhe po korrin një sukses të jashtëzakonshëm. Mirëpo, një tjetër reper ka surprizuar së fundmi.

Flasim pikërisht për Getoar Selimin! Reperi ka bërë me dije se do të publikojë një bashkëpunim me miqtë e tij dhe reperët e njohur, Cozman dhe Onat.

Ai ka publikuar një postim në Instagram ku shkruan: Kavalli! Fansat e “Babastars” me padurim po presin këngën.

Më herët, një video qarkulloi në rrjet ku shiheshin dy reperët e njohur, Getoar Selimi dhe Ledri Vula në shoqërinë e njëri tjetrit.

“Gazeta Express” publikoi videon dhe theksoi se reperët janë parë së bashku pas kaq shumë vitesh.

Mesa duket ata gëzojnë tashmë një raport të mirë miqësor.

Kujtojmë se Ledri ka qenë pjesë e grupit “Babastars” por më pas u shkëput, duke vijuar karrierën e tij solo.
Por a do të ketë një rikthim të “Babastars”?

Më herët, Skivi publikoi një Instastory të gjatë, ku shkruante se “nuk do të ketë një surprizë të ‘Babastars’ me paraqitje të të gjithëve në skenën e Sunny Hill”.

“E vlerësoj dhe e çmoj entuziazmin e të gjithëve për dëshirën me qenë prezent të gjithë Babastars. Duke komentu nëpër statuse të ndryshme dhe vlerësime që do të ketë surprizë të Babastars me paraqitje të të gjithëve në skenë! Më duhet t’iu informoj që kjo nuk ka për të ndodhur e as nuk është në plan. Njëra pjesë e Babastars do të jetë prezent ashtu qysh e keni parë në lajmërime. … Shkaku i kushteve të ndryshme dhe marrëveshjeve të fshehura që bëhen në dëm të vlerës së plotë, ndodhin këto gjëra. Më së paku ata që e meritojnë gjendjen prapa artistëve të mëdhenj që jepen gjithçka për labelin. Të gjitha shumë shpejt do të marrin fund dhe të jetë e qartë për publikun një herë e përgjithmonë. Gjysmën e gjysmës së Babastars do ta përjetoni. Kënaquni” – shkroi Skivi në një story.

(Kosova Sot Online)