“Një herë ke dorën e majtë, një herë të djathtën”, Arjan Konomi reagon pas akuzave

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 11:48
“Një herë ke dorën e majtë, një herë të djathtën”, Arjan Konomi reagon pas akuzave

Arjan Konomi ka bërë një sqarim për ata që kanë dyshime në lidhje me aksidentin e rëndë që pësoi në Jordani.

Në një video, ai shprehet se ka marrë shumë pyetje se si është e mundur që njëherë shfaqet me dorën e majtë në allçi dhe njëherë me të djathtën.

“Doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram. Me një pyetje të çuditshme që thonë: ‘Si ka mundësi një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathtë’.

Dora ime në allçi është kjo dhe është e njëjta. Me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, kur më xhiron dikush del i transformuar krahu. Kam formimin dhe pjekurinë që të mos sajoj gjëra të tilla.

Nuk u çmenda që të shtrohem në spital dhe të vë dorën në allçi. Çfarë arrita? Nuk e kuptoj. Ndaj na lini rehat me këto pyetje dhe idiotizma se s’jua kemi oreksin”, thotë Arjani.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

(Kosova Sot Online)