
Lexoni edhe:
Vjollca Buqaj ju përshendet me këngën 'Nanë urime festa'
Sot në media u publikua lajmi se Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që këngëtarja Adelina Ismajli dhe motra e saj, Ema Ismajli, të sjellën me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.
Vjollca Buqaj ju përshendet me këngën 'Nanë urime festa'Lexoni edhe:
Ky vendim është marrë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi.
Pas raportimeve nga media ka reaguar vetë Diva Adelina Ismaili, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Ismaili përmes një postimi në ‘Instastory’ ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Sipas saj, asnjë polici nuk është në kërkimin e saj e as të motrës së saj.
Diva ka sqaruar se ato janë dëshmitare të rastit të ndodhur 15 vite më parë, dhe ato kanë bashkëpunuar me institucionet e Kosovës për zbardhjen e rastit.
Derisa ka theksuar se ato për 10 vite kanë dëshmuar në gjyqe dhe polici sa herë është kërkuar nga ato, që sipas saj edhe e kanë rrezikuar jetën e tyre nga bandat kriminale që i kanë kërcënuar pa ndalë.
(Kosova Sot Online)