Reperit të njohur botëror që ishte në Kosovë i humb vathi i diamantit, kaq kushton

  • G.G /
  • 14 July 2022 - 11:35
Reperit të njohur botëror që ishte në Kosovë i humb vathi i diamantit, kaq kushton

Reperi me famë botërore, DaBaby, të hënën përformoi në një nga klubet e natës në Prishtinë.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” duke njoftuar se i ka humbur vathi i diamantit i cili ka vlerën e 83 mijë dollarëve.

Fotografi të shkëputura nga video e postuar në Instagram.

Më vonë, ai ka shkruar në rrjetin social “Twitter” – ku ka pyetur se: “Ndonjëri në Greqi, Paris apo Kosovë e ka parë vathin tim me diamant?”

(Kosova Sot Online)