“Është e vërtetë”, Loredana u përgjigj njëherë e mirë për ndërhyrjet kirurgjikale!

  • G.G /
  • 14 July 2022 - 11:47
“Është e vërtetë”, Loredana u përgjigj njëherë e mirë për ndërhyrjet kirurgjikale!

Loredana është një prej këngëtareve më “in” të momentit, e kësisoj edhe një prej më të komentuarave. Nga marrëdhënia me Mozzikun, te vajza dhe karriera, shpesh është në faqet e para të medieve rozë. Shpesh edhe është “kritikuar” për pamjen e saj dhe zërat skeptikë edhe e kanë “akuzuar” për ndërhyrje kirurgjikale. Por Lorenda ka menduar të zgjidhë këtë dilemë duke dhënë një përgjgje.

Përmes një “Instastory” ajo ka publikuar foton e hundës së saj teksa shkruan “Hunda ime është e vërtetë”, duke nënkuptuar kështu se nuk ka një ndërhyrje në këtë pjesë të fytyrës.

Pak ditë më parë Loredana në një intervistë për mediet e huaja foli për marrëdhien me Mozzikun dhe teksa u pyet nëse kishte kontakte me të, këngëtarja e mohoi.

Kujtojmë se dyshja janë prindër të një vajze, Hanës.

(Kosova Sot Online)