“Dalin me papuçe”, komshinj me familjen Kardashian, Albërie Hadërgjonaj tregon disa ‘sekrete’

  • G.G /
  • 14 July 2022 - 14:42
“Dalin me papuçe”, komshinj me familjen Kardashian, Albërie Hadërgjonaj tregon disa ‘sekrete’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj është njëra ndër këngëtaret më të suksesshne të estradës shqiptare.

Kjo e bënë të jetë edhe njëra ndër artistet më të paguara.

Së fundi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Albërija zbuloi se ka rritur çmimin për një dasëm, dhe tani kërkon 8 mijë deri në 10 mijë euro.

Albërija gjithashtu zbuloi se është fqinjë me motrat më të famshme në botë Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

“Ne i kemi fqinjë, Kylien, nënë e tyre, Kimin dhe shumë të famshëm. Ato dalin me shapka. Nuk janë kaq të bukura sa në ekran. Ne shqiptarët jemi pak kështu… kemi qejf (të merremi me fjalë) Dhe i thashë Angjelinës si janë këto kështu, se kur dalin aty të çmendin fare. Nuk kanë lidhje fare me atë se si duken në foto. Por nejse, edhe mua po të më shohësh në foto jam një kokrra e yllit”, tha me shaka Albëria.

(Kosova Sot Online)