Buta shpreh keqardhje për familjen Hyseni, tregon vendimin e tij të fundit

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 08:24
Buta shpreh keqardhje për familjen Hyseni, tregon vendimin e tij të fundit

Rreth një muaj më parë vëllai i rep-arstistit Buta Qëndrim Januzi, i njohur si “Reefa” vrau ish-mikun e tij Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella”, për shkak të rivaliteteve dhe problemeve personale që kishin pasur ditë më herët.

Kjo vrasje bëri që artisti Buta t’i anulojë të gjitha pjesëmarrjet e planifikuara në koncertet që pritej të mbaheshin.

Pak minuta më parë, Buta në Instagram, ka dalë me një njoftim të ri, ku thotë se si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, ai ka vendosur që t’i anulojë të gjitha koncertet deri në një datë të pacaktuar.

“Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, kemi vendosë me i anulu të gjitha datat deri me një kohë të pacaktume”.

Gjithashtu, reperi për herë të parë ka thënë se famila e tij ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur.

“Gjithashtu, e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodh”, ka njoftuar ai.

(Kosova Sot Online)